Moderatorja njofton mes lotësh largimin nga emisioni

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari ka njoftuar mes lotësh largimin nga programi që drejtoi këtë sezon televiziv “Ora e Tiranës”.

Fjoralba falenderoi ka falenderuar stafin e programit dhe është shprehur se nuk do ta drejtojë më për shkak të angazhimeve të tjera. Moderatorja tregoi se ky program do të vazhdojë, por jo më nën drejtimin e saj.

“Kemi mbërritur në fund dhe unë do ndaj një lajm me ju. Nuk do të jem më pjesë e Orës së Tiranës për shkak të angazhimeve që do të kem vitin e ardhshëm. Por nuk mund të iki pa falenderuar të gjithë stafin e programit dhe të gjithë ju që na keni ndjekur”, u shpreh Fjoralba e përlotur. Jam pak e emocionuar. Së bashku do të ndahemi këtu, por rrugëtimi i Orës së Tiranës vazhdon sepse ora e një qyteti të madh si Tirana nuk ndalon kurrë. Gëzuar festat dhe qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë shqiptarët”, përfundoi Fjoralba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që pak ditë më parë Fjoralba zbuloi se vitin e ardhshëm do të realizojë albumin e saj të parë muzikor, producent i të cilit do të jetë MC Kresha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?