Moderatorja sulmohet nga gruaja e këngëtarit italian, ja çfarë ndodhi

Moderatorja italiane, Laura Cremaschi, u përfshi në një incident pasi dëshironte të bënte një foto me këngëtarin e famshëm Francesco Facchinetti.

Teksa darkonte me miqtë e saj në një restorant, ajo vuri se jo shumë larg prej saj ndodhej këngëtari i saj i preferuar italian. Kështu që ajo i kërkoi që të bënin një foto, dhe telefonin për të shkrepur momentin ia dha bashkëshortes së tij, Wilma Faissol. Pasi bëri foton e parë prezantuesja i kërkoi asaj që t’u bënte dhe një tjetër pasi tek e para kishin dalë keq.

Sipas “Ilmessaggero.it” ishte pikërisht ky momenti ku Wilma u zemërua dhe filloi ti ulëriste. Ajo akuzoi moderatoren se kishte gjithë natën që i ngacmonte bashkëshortin me shikime dhe e provokonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të dyja debatonin, këngëtari i kërkoi bashkëshortes së tij që të largoheshin. Por si dukej  ajo ishte aq e nxehur sa mori gotën e ujit dhe ia hodhi në fytyrë moderatores, e cila e bëri këtë veprim publik me anë të videos së mëposhtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E përsëris, doja vetëm një selfie, siç më kërkojnë shumë prej jush kur më shihni vërdallë. Jam e shokuar! Ja videoja e agresionit!, shkroi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?