Morcelli, drejtuesi që trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani

Disa ditë më parë janë zbuluar dy testamente të shkruara me dorë nga stilisti legjendar Giorgio Armani, të cilat hedhin dritë mbi ndarjen e pasurisë së tij të madhe. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është përfshirja e një emri jo shumë të njohur për publikun e gjerë: Michele Morcelli.

Morcelli, 42 vjeç, është një ndër personat më të afërt profesionalisht me stilistin italian dhe ka qenë për vite me radhë në krye të Immobiliare Srl, kompania që administron portofolin e pasurive të paluajtshme të grupit Armani. Në testamentin e tij, Armani i ka lënë atij një trashëgimi që arrin vlerën e 60 milionë eurove, e cila përfshin aksione, obligacione shtetërore dhe objekte personale të një rëndësie të veçantë.

Në pronësi të Immobiliare Srl ndodhen disa prej pasurive më luksoze të stilistit, të shpërndara në destinacione ekskluzive si Saint-Tropez, Antigua, Pantelleria, Broni dhe New York – të gjitha me një vlerë të përgjithshme që shkon në 289 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhja e Morcellit si një nga trashëgimtarët tregon besimin dhe vlerësimin e madh që Armani kishte për të, jo vetëm si bashkëpunëtor, por ndoshta edhe si një person i rëndësishëm në jetën e tij personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?