Ndahet nga jeta aktori i famshëm
Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare aktori i famshëm Luke Perry. Perry njihet si ylli i serialeve “Beverly Hills 90210” dhe “Riverdale”.
Aktori i njohur pësoi një goditje javën e shkuar, të cilit nuk i ka rezistuar dot. Ai qëndroi një javë në gjendje koma, ndërsa para pak minutash ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Luke Perry, Dylani i famshëm i ‘Beverly Hills 90210’, aktori i serive kult të viteve 90-të ka vdekur sot pasdite në Los Angeles.
Prej të enjtes së shkuar aktori ishte shtruar në spital pas një hemorragjie cerebrale të rëndë në tru që i mori jetën, pikërisht ditën e sotme. Perry ishte 52 vjeç.
Aktori nuk ka arritur t’i mbijetojë një hemorragjie cerebrale në tru që e goditi disa ditë më parë në shtëpinë e tij në Californi.
I shtruar në spitalin Burbank, pranë tij kanë qëndruar e fejuara, ish bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit. Pavarësisht se para disa ditësh ishte njoftuar një reboot i 90210, Perry nuk kishte firmosur për të qenë pjesë e kastit.
Coy Luther Perry III lindi më 1966 në Ohio të SHBA-ve, në një familje të thjeshtë me nënën shtëpiake dhe babain hekurkthyes.
He was raised in Fredericktown, where his one big role was as the high school mascot.
Ai u rrit në Fredericktown, ku roli I tij më i madh është maskota e shkollës së mesme.
Më pas ai kreu punë të ndryshme, ndërsa famën më të madhe e fitoi me serialin “Beverly Hills 90210 me rolin e Dylan ku luajti 199 puntata për 10 vjet.
Fama e tij u shtua edhe me serialin për të rinjtë “Riverdale”, bazuar në veprën e Archie, ku luajti rolin kryesor të babait.
Ai ishte babai i dy fëmijëve, Jack dhe Sophie.
KOHA JONË SONDAZH

