Ndahet nga jeta profesoreshë McGonagall në sagën ”Harry Potter”, u shua në moshën 89-vjeçare

Ka mbyllur sytë përjetë aktorja e njohur Maggie Smith, e cila ka luajtur rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën ”Harry Potter”. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pranë miqve dhe familjarëve.

Maggie Smith, emri i vërtetë i së cilës është Margaret Natalie Smith lindi më 28 dhjetor 1934, në Angli. Ajo njihet për rolet e saj komike, por sidomos për performancën në sagën “Harry Potter”. Maggie është një ndër aktoret më të njohura dhe ka fituar 2 çmime Oscar, 5 çmime Bafta, 4 Emmy, 3 Golden Globe dhe 1 Tony. Gjithashtu, është nominuar 6 herë për çmimin Laurence Olivier.

Smith e ka nisur karrierën e saj që në moshën 17-vjeçare, në rolet në universitetin e Oxford. Ajo debutoi në rolin e Viola-s në “Twelth Night”. Më tej, vijoi me “Rookery Nook”; “Cakes and Ale”; “The Government Inspector” etj. Në Broadway, aktorja debutoi me rolin e saj në “Neë Faces”. Nga viti 1952 e deri në 1968, karriera e saj ka pasur role të shumta në teatër.

Pati një famë të madhe në filma të ndryshëm, për t’u bërë një ndër aktoret më të dashura për çdo brez, pasi luajti në sagën e “Harry Potter”. Që nga viti 2001 e deri në 2011-ën, ajo mori një vëmendje ndërkombëtare, falë rolit të Minerva McGonagall. Smith u ribashkua me Daniel Radcliffe (Harry Potter), pasi kishin luajtur më parë në filmin “David Copperfield” (1999). Rolet e saj në këtë dekadë kanë qenë shumë të dashura për publikun dhe fansat e librave dhe filmave të “Harry Potter”.

SHKARKO APP