Ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare, jeta dhe karriera e këngëtarit të njohur
Luke Perry nuk ia doli dot. Aktori i njohur amerikan, i cili pesë ditë më parë pësoi hemorragji cerebrale ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare. Ikona e serilait mjaft të njohur edhe në vendin tonë “Beverly Hills, 90210” u shua në spitalit St. Joseph Hospital,
në Los Angeles, ku qëndronte i shtuar.
Luke Perry u bë idhulli i të rinjve në vitet 90’ me rolin e Dylan McKay në hit serialin e atëhershëm, “Beverly Hills, 90210”. Coy Luther ‘Luke’ Perry III lindi në Mansfield të Ohios më 11 tetor 1966, ndërsa është rritur në Fredericktown të të njëjtit shtet amerikan.
Menjëherë pasi e përfundoi shkollën e mesme, ai u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën në aktrim. Asokohe, Luke punonte në një kompani për shtrim të asfaltit dhe më pas në një fabrikë për prodhimin e bravave. Ndërsa përpiqej të ndërtonte një karrierë si aktor, ka jetuar në qytete, si Huntington Beach, Long Beach, Downey e Paramount.
Në një rrëfim për fillet e karrierës së tij, Perry kishte thënë se kishte bërë mbi 200 audicione në kërkim të një pune si aktor, por pa sukses, derisa kishte arritur të përfshihej në një reklamë televizive. Ndërsa pas pjesëmarrjes në videoklipin e këngës “Be Chrool to Your Scuel” të “Twisted Sister” së bashku me Alice Cooper, ai arriti të siguronte role në telenovelat, si “Loving” (1987–88) e “Another World” (1988–89).
Më pas, ai e siguroi rolin e Dylan McKay, djalit të një milioneri, në dramën e Fox për të rinjtë, “Beverly Hills, 90210”. Ai në fillim kishte konkurruar për rolin e Steve Sanders, mirëpo atë e fitoi Ian Ziering. Ndërkohë që po xhironte këtë serial, ai fitoi një rol dytësor në filmin “Buffy The Vampire Slayer” (1992). Asokohe, ai ishte bërë shumë i popullarizuar ndër të rinjtë, ashtu që producentët e kërkonin edhe për role filmike, ashtu që luajti edhe në ‘Terminal Bliss” (1992), si edhe në “8 Seconds” (1994). Në kërkim të roleve më të pjekura, Perry u largua nga “Beverly Hills, 90210” në vitin 1995, kurse në të njëjtin vit luajti në filmin italian “Vacanze di Natale ’95”.
“Normal Life” (1996), “Invasion” (1997), “Riot” (1997) e “The Fifth Element” (1997) ishin rolet e tij në vazhdim, mirëpo në vitin 1998 u kthye në serialin “90210” për arsye financiare, ndërsa pastaj luajti në filmat “Storm” (1999) dhe “The Triangle”.
Nga viti 2001, aktori luajti në disa seriale televizive, si “Oz” (2001 – 2002), “Jeremiah” (2002 – 2004), “Windfall” (2006), ndërsa pastaj u angazhua në filmat “The Sandlot: Heading Home” (2007) dhe në filmin televiziv “A Gunfighter’s Pledge” (2008).
Perry iu rikthye televizionit në vitin 2015 në serialin “Detective McLean: Ties That Bind”, ndërsa në vitin 2016 u angazhua në filmin “Love in Paradise”. Nga viti 2017 e deri në vdekjen e tij, ylli hollivudian luajti rolin e Frederick ‘Fred’ Andreës në serialin “Riverdale”.
Nuk ka dyshim se roli i Dylan McKay në “Beverly Hills, 90210” mbetet roli më i popullarizuar në karrierën e tij dhe aktori ishte i vetëdijshëm për këtë gjë. “Do të lidhem me të deri në vdekje, por kjo është krejt në rregull. Unë e krijova Dylan McKayn. Ai është i imi”.
Perry ka qenë i martuar me Rachel Minnie Sharp nga viti 1993 deri në vitin 2003. Nga kjo lidhje, ai i ka dy fëmijë, Jack (i lindur më 15 qershor 1997) dhe Sophie (e lindur më 7 qershor 2000). Djali i tij është mundës profesionist i njohur me emrin e ringut “Jungle Boy” Nate Coy dhe ka kontratë me All Elite Ërestling (AEW). Në vitet e fundit, Luke ka qenë në lidhje me Ëendy Madison Bauer, me të cilën ka qenë i fejuar.
Në vitin 2015, pas një kolonoskopie, i ishin gjetur qeliza prekancerozeduke e detyruar aktorin që të bënte ekzaminime tjera për kancer eventual të zorrës së trashë. Që atëherë ai u angazhua për të ngritur vetëdijen e njerëzve që të bënin ekzaminime mjekësore për ta parandaluar ose për ta zbuluar sa më herët kancerin e zorrës së trashë.
Më 27 shkurt 2019, Perry pësoi goditje në tru në shtëpinë e tij në Sherman Oaks të Kalifornisë. Pesë ditë më pas (më 4 mars 2019), Luke ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve të goditjes në tru. Ai ishte 52 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

