Ndodh edhe kjo, të gjitha po bëhen si Dua Lipa (FOTO)

Dua Lipa e ka modelin e saj, e identifikon prerja bob e flokëve dhe aq shumë i shkojnë sa që shumë vajza ia vodhën stilin. Fillimisht i preu Adrola Dushi. Flokët e gjatë e të zinj ikën dhe ajo u bë kopje e Duas. Aq sa në një foto, të ditës së parë, kur sapo i kishte prerë mezi dukej diferenca mes të dyjave.

Pas saj i preu Orinda Huta. Për herë të fundit, flokë kaq të shkurtër kishte pasur kur ishte ende fëmijë. Po meqë doli moda e meqë u ndërrua stina, e bëri edhe ajo një ndryshim. Dafina Zeqiri i la pak më të gjatë se vajzat e tjera dhe i bëri bionde këtë herë. Po stili mbetet gati-gati i njëjtë.

Dhe në fund fare i preu Bora Zemani. Që prej daljes së saj të parë e deri më sot, flokët i ka pasur gjithmonë në mesin e kurrizit. Siç duket kishte ardhur koha për një ndryshime e për t`u frymëzuar nga një model që pavarësisht moshës e statusit të tregon si çupëlinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?