Në pritje të ëmbël, Almeda pozon me barkun e rrumbullakosur

Aktorja Almeda Abazi shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili do të jetë një djalë. Teksa i kanë mbetur edhe shumë pak ditë nga pritja e ëmbël, Almeda ka publikuar për ndjekësit në “Insta Story” një video ku tregon barkun e rrumbullakosur. Sikurse mund ta shihni në fotografinë e shkëputur, ajo është kthyer në profil teksa e përkedhel me dorë barkun e saj para kamerës.

Por kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan me ndjekësit në “Instagram” moment nga shtatzënia e saj. Almeda sëbashku me bashkëshortin turk, Tolgahan Sayisman, kanë treguar se po e presin me padurim ardhjen në jetë të të voglit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?