Nicki Minaj e anulon koncertin në minutën e fundit

Për herë të dytë në dy muaj, Nicki Minaj  ka anuluar koncertin në minutën e fundit.

Reperja duhej të performonte në Bordo, Francë. Megjithatë, pasi që fansat e mbushën Arenën Arkea, të pranishmit u njoftuan se shfaqja ishte anuluar. Sipas këngëtares 36-vjeçare, e cila shfrytëzoi instagramin për ta shpjeguar situatën tha se arsyeja e anulimit ishte mungesa e elektricitetit.

“Nuk është në interesin tim më të mirë të mos performoj, të humb para dhe të zemëroj fansat”, shpjegoi ajo në një video në Instagram Story. “Më pëlqen shumë të performoj për fansat e mi. Jam më e ngazëllyer sesa ju para një shfaqjeje. Këto dy qytete që patën probleme teknike ishin qytete në të cilat nuk kam qenë kurrë më parë. Ato nuk kishin elektricitet për ta mundësuar shfaqjen time dhe nuk na treguan deri në tre orë para shfaqjes. Ne e bëmë kontrollin e zërit, ata thanë se ishte në rregull. Sidoqoftë, çdo artist ka vështirësi teknike dhe i duhet të anulojë shfaqje. Dua t’ju them se ju dua shumë dhe shpresoj vërtet që do t’ua kompensoj së shpejti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, shpjegimi i Minaj nuk arriti t’i zbuste të pranishmit në Bordo të cilët filluan të thirrnin “Cardi B! Cardi B!” ndërkohë që arena filloi të zbrazej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç e dinë fansat, Minaj dhe Cardi kanë pasur konflikte me njëra tjetrën e cila kulminoi në një përleshje në New York Fashion Week në shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?