Noizy komunikon me fansat sapo lë qelinë, paralajmëron koncertin e rikthimit
Këngëtari i njohur Noizy është liruar sot nga Gjykata e Durrësit pasi ka paguar një garanci prej 5 milionë lekësh të reja.
Pas daljes nga paraburgimi, ai ka komunikuar drejtpërdrejt me ndjekësit dhe fansat e tij në Instagram pasi prej disa ditësh ndodhej në qeli.
“Sa kisha pa prek telefonin… Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them… kam besim në drejtësinë e dy vendeve”, u shpreh reperi.
Noizy shprehu falënderime për mbështetjen e fansave të tij dhe shprehu besim në drejtësinë e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai gjithashtu njoftoi se, pas anulimit të koncertit të tij në Shëngjin natën kur u arrestua, do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, në stadiumin Selman Stërmasi, më 21 gusht.
Gjatë udhëtimit me makinë, Noizy kërkoi nga miku i tij të ndalonte menjëherë, hapi derën dhe përqafoi një djalë të vogël që i kishte kërkuar një foto.