“Nuk i ndrin ylli”, Olta Boka sqaron “sherrin” me Kejsi Tolën

Kejsi Tola dhe Olta Boka kanë qenë dy kolege dhe dy shoqe shumë të mira prej vitesh. Por një deklaratë e Kejsit në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ vuri në pikëpyetje miqësinë e tyre.

Pasi Kejsi u pyet se cila nga vajzat e showbiz-it përpiqet shumë, por nuk i ndrit ylli, ajo përmendi emrin e Oltës dhe arsyetimi ishte si “shpëtim” për hatër të lojës, meqenëse nuk kishte ç’emër tjetër të thoshte. Por edhe pse Kejsi mund ta ketë bërë sa për të dalë nga situata, Olta, në fakt, ka një rezervë për mikeshën e saj.

E ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, Olta ka treguar: “Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko, se do më kuptoje!”,- tha këngëtarja duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, Kejsi i “detyrohej” një sqarim të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?