Ori Nebiaj tashmë deputete në parlament, Arjan Konomi: Ta qaj hallin me kë do kesh të bësh

Nga java e ardhshme, moderatorja Ori Nebiaj do të jetë deputete në parlament. Kjo ka bërë që ajo të mbyllë eksperiencat e saj në televizion.

Së fundmi, Ori ka qenë e angazhuar në emisionin “Përputhen”, të cilin e ka mbyllur dje.

“Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, reagimet kanë qenë të shumta, mes të cilëve edhe opionionisti, Arjan Konomi. Ai ka postuar në Instagram disa foto me Orin dhe i ka uruar suksese. Megjithatë, nuk kanë munguar as këshillat për detyrën e re që tashmë ajo ka marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte nje pervoje e bukur te punoje me ty @ori_nebijaj
Shume suksese ne karrieren tende te re! Jam i sigurt se ke per te qene nje ze i forte ne parlamentin tone, ne kete politike te mbrapshte qe ka nevoje per ty e per njerez me ndershmerine, kurajon dhe pergatitjen tende! …dhe pse ta qaj hallin me ke do kesh te besh !!!”, ka shkruar Konomi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?