Orlando i dhuroi Katy Perry unazë të njëjtë me atë të ish-gruas

Në ditën e të dashuruarve Katy Perry dhe Orlando Bloomm lajmëruan të gjithë se janë fejuar zyrtarisht dhe shumë shpejt do të martohen.

Përzgjedhja e unazës së fejesës nga Orlando Bloom është paksa e pazakontë, pasi ai ka bërë të njëjtën përzgjedhje për të dytën herë.

Aktori hollivudian i ka dhuruar Katy Perry-it një unazë me dizajn të njëjtë me atë që i kishte dhënë ish-partneres së tij, Miranda Kerr nëntë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama
I vetmi dallim është ngjyra e gurit të cilin modelja e njohur e kishte të bardhë ndërsa e fejuara aktuale ngjyrë rozë. Perry ka publikuar foton e unanzës së fejesës në Instagram duke e vënë në plan të parë. Nuk dihet çmimi i saktë, por një ekspert i unazave të diamantit ka thënë për E! News se ajo e këngëtares kushton deri në pesë milionë dollarë (4.4 milionë euro).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?