Palestina për herë të parë në Miss Universe, Nadine Ayoub: Unë mbaj zërin e një populli që refuzon të heshtë

Nadine Ayoub po krijon histori, pasi është gruaja e parë që përfaqëson Palestinën në konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe. Organizata e Miss Universe (MUO) konfirmoi për CNN se Ayoub do të marrë pjesë në edicionin e vitit 2025, i cili do të mbahet më 21 nëntor në Bangkok, Tajlandë.

“Organizata e Miss Universe mirëpret me krenari delegatë nga e gjithë bota, duke festuar diversitetin, dialogun kulturor dhe fuqizimin e grave”,-thuhet në deklaratë. “Nadine Ayoub, një aktiviste dhe modele e njohur nga Palestina, mishëron qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që karakterizojnë platformën tonë”.

Ayoub do të konkurrojë përkrah pjesëmarrëseve nga më shumë se 130 vende dhe territore të tjera në konkursin e 74-të të Miss Universe. 27 vjeçarja në një postim në Instagram tha se dëshiron të jetë zëri i popullit palestinez. ”Jam e nderuar të njoftoj se, për herë të parë, Palestina do të përfaqësohet në konkursin Miss Universe. Ndërsa Palestina po përjeton tragjedi, veçanërisht në Gaza, unë mbaj zërin e një populli që refuzon të heshtë. Unë përfaqësoj çdo palestinez, grua dhe fëmijë, forcën e të cilëve bota duhet ta shohë. Ne jemi më shumë sesa vuajtja jonë – ne jemi qëndresë, shpresë dhe pulsi i një atdheu që jeton brenda nesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfshirja e një konkurrenteje palestineze në Miss Universe vjen në një moment kur kritikat ndërkombëtare ndaj luftës së Izraelit në Gaza po rriten. Sipas një deklarate të publikuar të hënën nga Ministria Palestinaze e Shëndetësisë, të paktën 62,004 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023. Autoritetet në Gaza nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe militantëve të Hamasit në raportimet e viktimave, por Ministria e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara theksojnë se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nadeen Ayoub (@nadeen.m.ayoub)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?