Pas Jeff Bezos edhe e dashura e tij ndahet nga bashkëshorti

Lauren Sanchez, personazhi i njohur televiziv dhe e dashura e themeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos, ka kërkuar divorcin.

Sanchez dhe talent scout Patrick Whitesell, bashkëshorti i saj prej 14 vitesh, të premten, të dy, kanë depozituar dokumentet për t’i dhënë rrugë ndarjes së tyre. Të dy do të kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.

Ndërsa marrëveshja e divorcit mes Jeff Bezos dhe ish bashkëshortes së tij MacKenzie është firmosur të enjten.
Cifti miliarder kishte njoftuar që po divorcohej që në janar, pak para se National Enquirer të zbulonte që manjati dhe ylli televiziv kishte një lidhje jashtëmartesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bezos ka akuzuar revistën që e ka kërcënuar me publikimin e fotove të tij kompromentuese dhe të mesazheve private intime me të fejuarën e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?