Përdori imazhin e gruas së ndjerë për reklamë, Justin Bieber i përgjigjet kritikave të fansave
Justin Bieber u kritikua shumë se përdori imazhin e gruas të ndjerë të Diddy për të promovuar linjën e tij të veshjeve. Ai publikoi fotografinë e Diddy me të ndjerën Kim Porter duke treguar se reperi kishte një veshje të linjës së tij.
“Fshije këtë zotëri, ai e shpërndau këtë në kujtim të gruas së tij, jo si reklamën për linjën e veshjeve”, ishte një prej komenteve.
Nuk mungoi reagimi i Justin, i cili i bëri të qartë ndjekësve se ka një respekt të madh për familjen e tyre.
“Ti je gabim. Zoti e njeh zemrën tij, unë i njoh ata dhe familja e tyre nuk më ka thënë që nuk tregoj respekt. Kam shumë respekt për të dy dhe nuk e kuptova se ishte një imazh në kujtim të Kim Porter, por gjithashtu kam një respekt të madh për fotografinë. Është mirë të vlerësosh fotografitë artistike dhe unë kuptova që kishte veshje identike me linjën time, prandaj mendova se është diçka shumë e bukur”, shkruajti Justin.


KOHA JONË SONDAZH

