Plas sherri! Xhensila: Alesia Bami prezantuesja më kot, duket sikur është në kafe
Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, është shprehur se Alesia Bami, një nga prezantueset në “E diell”, është moderatorja më kot në vend. E ftuar në emisionin “Mes yjesh”, Pere tha se kur Bami moderon, duket sikur ka dalë për kafe.
Sipas Xhensilës, Alesia është shumë e bukur mirëpo në vendin e saj mund të qëndrojë dikush tjetër që është më i aftë për ta bërë atë punë.
“Më shumë se prezantuesit janë formatet më kot. Për shembull Alesia është kaq e bukur kaq e mirë, mirëpo në vendin e saj mund të ishte dikush tjetër që është më i aftë. Për Alesia Bamin flas. Më duket sikur është në një kafe, është shumë e bukur, e kam pasur që 14 vjeçe në Miss Universe por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila.