“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çifti mbretëror rrëfen situatën në Pallat pasi princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Bashkëpunëtorja e ngushtë e çiftit Kate Middleton dhe Princi William, Amaya Arrieta tha se ata po kalojnë një ferr.

Arietta, e cila është stiliste e tre fëmijëve të çiftit princëror, bëri deklaratën pasi princesha u diagnostikua me kancer.

“Janë të shkatërruar për momentin, mendoj se po kalojnë një ferr. Është vërtet personale”, ka thënë ajo për median e huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stilistja e veshjeve për fëmijë, e cila zotëron kompaninë me të njëjtin emër Amaia, deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve për çiftin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa është e paqartë se çfarë e shtyu atë të bënte këtë zbulim, pasi princesha vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë për gjendjen e saj, komentet e saj lë të kuptohet për seriozitetin e situatës.

Arietta deklaroi se për veshjen e fëmijëve bashkëpunon ngushtë me dadon aktuale të fëmijëve, Maria Borralo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?