Princesha Qajair, 13 burra vranë veten për të (FOTO)
Zahra Khanom Tadj es-Saltaneh ishte princeshë iraniane. Ajo ka qenë e martuar me Amir Hussein Khan Shoja’al Saltaneh, me të cilin kishte katër fëmijë. Vajzat e saj konsideroheshin si gratë më të bukura dhe se kishin trashëguar tiparet e nënës së tyre. Fatkeqësisht, ndryshimi i interesave çoi në divorc, diçka shumë e çuditshme për kohën dhe diçka e papranueshme për kulturën dhe besimin e iranianëve.
Princesha ishte një grua revolucionare që luftonte pa u ndalur për të drejtat e grave. Shumë e konsideronin si “feministe”. Ajo ishte shkrimtare, piktore, intelektuale dhe aktiviste që organizonte mbrëmje literature një herë në javë.
Zahra ishte gruaja e parë që hoqi hijabin (veshjen e mbuluar) në gjyq dhe veshi rroba të stilit perëndimor. Sipas të dhënave historike, pricesha vdiq në vitin 1936 në rrethana të panjohura deri më tani. Thuhet se trupi i saj prehet në varrezat Zahir-OD Dowleh në Tajrish. Kjo grua ka thyer të gjithë stereotipet ekzistentë të bukurisë. Fotografitë e saj edhe historia e jetës së saj, vazhdojnë të kuriozojnë të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.
KOHA JONË SONDAZH

