“Pse bëni sikur kam ngel në derë”, Alesia Bami tregon për herë të parë arsyen pse është single
Alesia Bami, një ndër femrat më të komentuara në ekranet shqiptare, duket se ka vendosur të hapë zemrën dhe ka folur për atë pjesë të jetës së saj që deri më tani nuk ka preferuar ta zbulojë. Modelja e ftuar në “Wake Up”, pohoi më në fund se është beqare!
“Që jam single, jam, dhe kjo punë ka marrë fund. Kam ngelur single se kam pretendime. Janë shumë pretendime, shumë gjëra. Duhet të jetë i gjatë, simpatik, të ketë karakter shumë të fortë, i sinqertë, duhet të më vlerësojë dhe të më respektojë. Nuk duhet të jetë i mërzitshëm. Kam disa kohë single. Mbase vjen momenti që vijnë të gjitha bashkë. Pse bëni sikur kam ngel në derë”, tha Alesia.
E me siguri, pas këtij pohimi nga Alesia, të shumtë do të jenë ‘kandidatët’ që do të ofrohen që Alesia të mos jetë më single.