“Pse nuk lidheni bashkë?”, çfarë pati Ori që u acarua nga pyetja e fanses?
Moderatorja Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë kthyer në të preferuarit e publikut që kur nisën të prezantonin “Wake up”.
Isli dhe Ori, kanë treguar se janë dhe shumë miq të mirë dhe shpesh herë janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për këtë arsye shumë fansa mendojnë se dyshja do të bënte një çift shumë simpatik.
“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, ka shkruar një vajzë, por kjo pyetje si ka pëlqyer aspak Orit e cila menjëherë ka reaguar.
“Nuk e kuptoj këtë pyetjen? Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”, ia ka kthyer moderatorja duke sqaruar një herë e mirë se ajo dhe Isli janë thjesht miq.
KOHA JONË SONDAZH

