Pse përfundoi në spital për 35-vjetorin e lindjes bukuroshi turk?
Aktori bukurosh turk Kivanç Tatlitug, tepër i dashur për publikun shqiptar, feston ditën e sotme 35-vjetorin e lindjes.
Edhe pse e shoqja, Basak Dizer kishte organizuar për të një festë shumë të bukur surprizë, jo gjithçka shkoi sipas planit.
Kjo për shkak se çiftit i duhej të shkonte me shpejtësi për në spital, ku edhe kanë kaluar një pjesë të mirë të natës, deri në orët e para të mëngjesit të sotshëm.
Babai i Basak ka kaluar një vështirësi të rëndë shëndetësore dhe është shtruar me urgjencë në spital, ç’ka ka bërë që dy të rinjtë t’u gjenden pranë prindërve të tyre.


