Pse u zgjodh Elvana Gjata për koncertin e 17 shkurtit? Gruaja e kryeministrit zbulon detaje të reja

Në një nga ditën më të rëndësishme të Kosovës, në 11 vjetorin e Pavarësisë, Anita Haradinaj organizoi një koncert me përafërsisht 800 të ftuar.

Gjatë një intervistë për ‘Prive.al’ ditën e sotme, Anita ka zbuluar disa detaje të tjera në lidhje me performancën e Elvana Gjatës, e cila ishte dhe protagonistja e koncertit.

“Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se vjet ishte 10 vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëhere e lamë për ta bërë këtë vit”, është shprehur Anita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu ka zbuluar se arsyeja e përzgjedhjes së saj, ka qenë sepse Elvana ishte e gatshme të jetë e pranishme, nuk ka pasur angazhime, si dhe ka qenë dakord për të kënduar “live”, ndryshe nga shumica e këngëtarëve të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizimi i koncertit është bërë për një kohë shumë të shkurtër, pothuajse 10 ditë dhe pavarësisht kësaj, çdo gjë ka dalë më mirë seç është pritur.

 

View this post on Instagram

 

???Grateful

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on Feb 18, 2019 at 11:12am PST

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?