Qëllohet për vdekje reperi i njohur amerikan, plagosen dy të tjerë

Qëllohet për vdekje reperi i njohur Nipsey Hussle. 33-vjeçari u qëllua disa herë përballë dyqanit të tij në Los Angeles.

Po ashtu, dy persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në drejtim të reperit të famshëm, i cili u nominua për albumin më të mirë rap në Grammy Awards gjatë këtij viti.

“Ne nuk kemi informacione të qarta mbi shkaqet dhe autorët”, tha paraprakisht Departamenti i Policisë Los Anxheles për vrasjen e Hussle, emri i vërtetë i të cilit është Ermias Asghedom.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?