Radiot më të rëndësishme në botë bojkotojnë këngët e Michael Jackson pas dokumentarit

Leaving Neverland’ po shkakton kaos në jetën dhe veprat e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, shkruan Albeu.com

Gjatë muajit shkurt është shfaqur dokumentari mbi jetën dhe akuzat ndaj mbretit të pop-it, Michael Jackson, nga televizioni amerikan HBO.

Në këtë dokumentar shfaqen shumë dëshmi që tregojnë se Jackson ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një numër të madh të fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikuesit e dokumentarit po shkruajnë nëpër internet duket treguat se kanë mbetur të shokuar e disa prej tyre madje kanë pasur mundim që i ka shkaktuar të vjella.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këto arsye, po kërkohet qe madje të bojtohet edhe muzika e Michael Jackson, e cila ka qenë inspirim për shumë artistë që tani gëzojnë famë të madhe në botë.
Shumë radio të rëndësishme botërore kanë vendosur që të mos transmetojnë më këngët e Jackson, duke filluar nga radio britanike BBC 2.

Tani edhe një nga radiot më të mëdha gnë Australi kanë marr vendimin e njëjtë.

Gjithashtu, këto ditë është hequr edhe statuja e Michael e cila ka qenë e vendosur në muzeun nacional të Mançesterit.

Familja e këngëtarit të ndjerë kanë konfirmuar planet për të paditur realizuesit e dokumentarit për këto deklarata të pavërteta, me padinë se ata po gënjejnë publikun.

Krijuesi i hitit ‘Thriller’ është gjykuar për ngacmim seksual ndaj fëmijëve në vitet 2004 – 2005, por është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat pasi asnjëherë nuk kanë mundur të gjejnë prova.

Ai ka vdekur në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?