Realizoi klipin e Xhensilës me Pirron, fansja më e zjarrtë e Eduartit është Arbana Osmani
Dje është publikuar kënga më e re e Xhensila Myrtezaj, e cila solli pas kaq shumë kohësh në muzikë Pirro Çakon. Megjithëse kantautori nuk i ka munguar muzikës me projektet e tij për të tjerët, kësaj radhe ishte radha që ylli i këngës të ishte ai vetë.
Një baladë e realizuar me mjeshtëri me një klip të arrirë, është një ndër këngët më të dëgjuara të orëve të fundit.
“Sekreti im” është realizuar në Venecia të Italisë dhe ai që ka realizuar në mënyrën më profesionale të mundshme është Eduart Grishaj. Regjisori për të cilin po përflitet prej disa ditësh që është në një lidhje dashurie me Arbana Osmanin.
Megjithëse moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” nuk e ka pranuar në asnjë moment këtë lidhje dashurie, komentet e saj në rrjetet sociale thonë të kundërtën.
“Talenti është dhuratë nga Zoti. Krenare për ty Eduart Grishaj,” komenton Arbana në postimin e Eduartit, duke e përkrahur në maksimum të dashurin e saj (të përfolur).

Po ashtu edhe mikja më e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehaj, ka komentuar në postimin e Grishaj duke e përgëzuar: “Ti je talent e ky s`është më sekret shyqyr”.

KOHA JONË SONDAZH

