Richard Gere, ëndrra e çdo gruaje, por Edita Tahiri refuzoi ta takojë. Arsyeja të befason

Vetëm pak ditë na ndajnë nga 8 marsi, Dita ndërkombëtare e gruas, ku e gjithë bota ngre zërin për të drejtat e grave dhe vajzave në të katër anët e globit.

Për këtë, Jonida Shehu sjell sonte në Top Channel disa prej figurave femërore më të njohura si Edita Tahiri, Eni Çobani, Linda Spahiu, Erinda Ballanca etj.

Gjatë bisedës në studio, Edita Tahiri, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, ka rrëfyer se si refuzoi aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardhur me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?