Rihanna dëgjon për Noizyn, ja reagimi i reperit shqiptar
Fiksimin e Noizyt për Rihannën e dimë të gjithë. Më në fund, ajo arriti të dëgjojë emrin e tij, ndonëse nuk i dha aspak rëndësi.
Dy fansa të reperit shqiptar filmuan momentin kur po dilte Rihanna dhe bërtitën me të madhe duke thënë: “Ke të fala nga Noizy”. Ky veprim i fansave i ka pëlqyer shumë reperit, i cili shpërndau videon në Instastory.
Këngëtarja, e rrethuar nga bodigardët hyri në makinë dhe nuk bëri asnjë reagim. Noizy ka treguar shpesh herë se dëshiron të ketë kontakte me divën e muzikës pop.
Nuk kanë munguar komentet në llogarinë e Instagramit të Rihannës, të cilën e ka quajtur edhe “nuse”.
KOHA JONË SONDAZH

