Rihanna e Drake homazh reperit të vrarë

Artistë me famë botërore përfshirë Rihannën, Drake dhe J Cole i kanë bërë homazh reperit të ndjerë  Nipsey Hussle, që u qëllua për vdekje në Los Angelos.

33-vjeçari u qëllua me armë përpara dyqanit të tij të veshjeve.

Drake e përshkroi Hussle si një njeri i respektuar, ndërsa Rihanna shkroi: “Shpirti im është tronditur nga kjo.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy njerëz të tjerë u qëlluan nga të shtënat jashtë dyqanit Marathon Clothing në jug të Los Angeles.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia raportoi se i dyshuari i vrasjes është një burrë me ngjyrë.

Albumi debutues i Nipsey Hussle, Victory Lap, u nominua për ‘Albumin më të mirë rap’ në Grammy Aëards të këtij viti, ku u përball me Cardi B, Mac Miller, Pusha T dhe Travis Scott.

Në një postim në Instagram, Pusha shkroi: “Është i trishtueshëm largimi yt. Gjej paqe vetëm duke e ditur se je i bekuar. Jam i nderuar që ndava një vit muzikor me ty kaq të mahnitshëm.”

“Jam i mërzitur të dëgjoj këtë,”-shkroi Drake. “Neve na u kryqëzuan rrugët për herë të parë në kaq shumë vite dhe thamë se do sillnim një këngë të re këtë verë.”

Artistë të tjerë që kujtuan Nipsey ishin reperi  J. Cole dhe producenti Pharrell Williams.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?