Rita Ora feston ditëlindjen në atdhe, Kurti e pret me tortë (FOTO)
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zgjedhur që ta festojë në atdhe ditëlindjen e 33-të të saj. Rita bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe familjen kanë mbërritur dje në Kosovë.
Këngëtarja dhe regjisori i njohur janë pritur sot nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte përgatitur edhe një surprizë për yllin e popit. Kurti surprizoi Ritën me një buqetë me lule dhe një tortë me mbishkrimin “Urime Rita”.
“Diskutim për art, kulturë dhe film, për çfarë është bërë, për çka mund të bëjmë bashkë, me Rita Orën që festonte ditëlindjen, e rrethuar me njerëz krenar për të arriturat e saj“, shkruan Kurti.