Rita Ora shfaqet mahnitëse pas problemeve shëndetësore

Rita Ora është dukur mjaft mirë në plazhet e Formenteras pas problemeve shëndetësore që e detyruan ta anulonte koncertin në Hungari muajin e kaluar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte dërguar në spital në Budapest në korrik, por tani fotografitë e kanë nxjerrë të lumtur dhe të shëndetshme derisa ka bërë pushime me bashkëshortin, Taika Waititi.

Rita është dukur fenomenale në bikinit e zeza të kombinuara me aksesorë, shkroi DailyMail.

Vetëm disa orë para se ajo të dilte në skenë, kishte njoftuar se me “urdhrat e mjekëve” duhet të pushonte dhe nuk do të mund të performonte në “Campus Fesztival”.

Paraqitja e radhës e Ritës është e planifikuar për 15 gusht në Sllovaki.

SHKARKO APP