Rita Ora sjell hitin e ri, nuk do ta besoni me kë ka bashkëpunuar

Rita Ora ka publikuar versionin video+tekst të këngës “Only Want You” në bashkëpunim me reperin 6LACK.

Kënga është pjesë e albumit të saj “Phoenix” që duket se është i mbushur me super hite. Kënga e re flet për dashurinë mes një cifti, të cilët duhen vetëm për shkak të asaj që janë në të vërtetë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar Rita nisi turneun “Phoenix” në Melbourn ku prezantoi këngët e albumit. Në rrugën e 26-vjeçares duket se nuk do mungojë suksesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është 6LACK?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ricardo Valdez Valentine ka lindur më 24 qershor 1992 dhe njihet me emrin e skenës 6lack (stilizuar si 6LACK, i shpallur “i zi”). Ai është një këngëtar, kompozitor dhe reper amerikan.

Famën  e madhe e mori në nëntor 2016 me këngën “Prblms” që është pjesë e albumit të tij, Free 6lack. Ai publikoi albumin e tij të dytë, East Atlanta Love Letter në shtator 2018, i cili arriti sukses të madh duke u renditur në vend të tretë në tabelën Billboard 200.

Rita Ora - Only Want You ft. 6LACK [Lyric Video]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?