Ronaldo dhe Georgina kanë kontratë martesore! Nëse ndahet do t’i paguajë 100 mijë euro në muaj

Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, janë një nga çiftet më të komentuar në botën e sportit në botë. Së bashku ata numërojnë mbi 700 milionë ndjekës në “Instagram” dhe vazhdimisht postojnë foto nga jeta e tyre tepër luksoze.

Por nëse një ditë ata do të ndaheshin, kjo do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Ronaldos. Sipas revistës portugeze “TV GUIA”, thuhet se ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre. Nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez.

Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid. Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, Ronaldo e bleu pronën në vitin 2010 për 5 milionë euro. Klauzolat e dashurisë thuhet se janë vendosur menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina. Dyshja janë në në një marrëdhënie që nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse.

SHKARKO APP