Ronaldo hap biznes të ri në Torino
Cristiano Ronaldo është i gatshëm të bëhet shef pastiçerie. Sipas raportimeve të fundit nga “Il Corriere di Torino, Ronaldo do ta hapë një dyqan ëmbëlsirash në qendër të qytetit në Torino.
Ky është një biznes surprizë për portugezin, pas investimeve të portugezit në hotele luksoze dhe klinika për transplantimin e flokëve. Sipas gazetës italiane, Ronaldo është i gatshëm ta hapë dyqanin ku do të shiten ëmbëlsira tradicionale të vendlindjes së tij.
Kjo thuhet të jetë një dhuratë e CR7 për partneren e tij Georgina Rodriguez, e cila po ashtu është e përfshirë në menaxhimin e klinikes së transplantimit të flokëve që u hap në Madrid muajin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

