Rozana Radi do të rikthehet në muzikë, duet me këngëtaren e njohur: Po vjen Kënga Magjike

Rozana Radi ka munguar prej disa kohësh në muzikë, por paralajmëron rikthimin. Për “Jo Vetëm Modë”, Rozana zbuloi se do të vijë në një duet me një këngëtare shumë të njohur shqiptare.

Po ashtu, emrin e saj pritet ta shohim në disa projekte në Këngën Magjike pasi disa këngë do të mbajnë firmën e Rozanës si autore këngësh.

“Po shkruaj për vete një tekst dhe për një vajzë tjetër. Kam një duet me një këngëtare shumë të njohur shqiptare. Do rikthehem. Ndërkohë po bëj një tekst me Manjola Nallbanin, një këngë shumë e bukur, kam nja 6-7 këngëtarë. Po vjen kënga Magjike kështu që janë shumë këngë që do të mbajnë firmën time si autore këngësh”, tha ajo

SHKARKO APP