Sabri Fejzullahu: E kam peng në zemër të kem pasaportë shqiptare, por s`ma dhanë

Një ndër këngëtarët ikonik të skenës shqiptare,Sabri Fejzullahu, ka rrëfyer në emisionin “Lart e poshtë” ku ishte i ftuar se ka një peng shumë të madh me Nënën Shqipëri. Ai është shprehur se sa dëshirë të madhe ka që të ketë një pasaportë shqiptare, jo sepse nuk ka arritur të marrë viza por sepse ia do zemra.

“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk na refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare,”- u shpreh ai.

Shpresojmë që Presidenti Meta, pas kësaj deklarate të këngëtarit të dashur për publikun shqiptarë, t`ja dhurojë pasaportën shqiptare dhe Fejzullahut, njësoj siç ka bërë me disa emra të tjerë të muzikës shqiptare në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?