Sabri Fejzullahu takohet me nënën e Rita Orës në Londër
Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu po qëndron në Britaninë e Madhe me familjen e tij.
Sabriu përpos qëndrimit dhe pushimit në Londër, në rrjetet social ka postuar momente nga takimi me nënën e Rita Orës.
Këngëtari fillimisht publikoi foton në rrjetin social Instagram ku të dy shfaqen të buzëqeshur.
Më pas ishte bashkëshortja e tij që po ashtu shpërndau postimin në fjalë.

Nëna e Rita Orës u shfaq në rrjetet sociale ditë më parë me mesazhe vetdijësuese, në luftën e saj kundër kancerit.
Ndërkaq, Sabri Fejzullahu së fundmi publikoi videoklip me rastin e pavarësisë së Kosovës.

KOHA JONË SONDAZH

