Selena Gomez fotografohet me unazë në dorë, a është fejuar?
Prej disa kohësh po përflitet se Selena Gomez dhe i dashuri i saj, Benny Blanco, janë fejuar. Së fundmi, aktorja e “Only Murders in the Building” u fotografua me një unazë në gisht.
Paparaci arriti që t’a fotografonte Gomez duke dalë nga një metro në Los Anxhelos të enjten dhe unaza e floririt në gishtin e saj të fejesës u dallua teksa shikonte telefonin.
Selena u shfaq e veshur shumë thjesht për daljen e pasdites, duke zgjedhur një T-shirt vintage dhe kufje.
Më pak se dy javë më parë, Gomez, ndezi thashethemet e fejesës kur ajo mori pjesë në një biznes të planifikimit të dasmave në “TikTok”.
Ditë më parë, Deuxmoi nxiti thashethemet e fejesës duke ndarë një informacion se Blanco shtroi pyetjen e shumëpritur “i rrethuar nga miqtë në shtëpinë e tyre në plazh”.
Përfaqësuesit e Gomez dhe Blanco nuk iu përgjigjën kërkesave të Page Six për komente.
Në maj, bashkëpunëtori i “Eastside” tregoi se sa serioz është ai për Gomezin kur konfirmoi në “The Howard Stern Show” të SiriusXM se dëshiron të ketë një familje me të – dhe se ata flasin për krijimin e një familjeje.
Ai gjithashtu tha se e sheh martesën në të ardhmen e tyre. Në të njëjtin muaj, Gomez konfirmoi se Blanco kishte ndryshuar planet e saj të jetës – duke përfshirë idenë e saj për të adoptuar një fëmijë në moshën 35-vjeçare nëse ajo ishte ende beqare deri atëherë.
Gomez dhe Blanco kanë qenë së bashku për pak më shumë se një vit, por debutuan lidhjen e tyre në dhjetor 2023, kur këngëtarja e quajti të dashurin e saj “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.