Shfaqet Fjolla Morina, kush e priti në shtëpi pas daljes nga qelia
Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Fjolla u arrestua në pikën Kufitare të Morinës, pasi u kap me du pistoleta me vete.
Ditën e djeshme ajo doli para gjykatës. Si fillim u tha se organi i akuzës kishte kërkuar “arrest në shtëpi” ndoshta për faktin se dyshohej që këngëtarja të ishte shtatzënë.
Por, abcnews.al mësoi se Fjolla kishte pasur dyshime, pasi kishte vonesë të ciklit si dhe shenja të ngjashme. Më pas me kryerjen e një ekoje, rezultoi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë.
Megjithatë, organi i akuzës caktoi për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Një ditë pas vendimit të gjykatës, qe e nxori nga qelia, këngëtarja është shfaqur në rrjetet sociale. Në një video të publikuar ajo shfaqet me vajzën e saj. E vogla dëgjohet teksa i thotë “të dua”. /abcnews.al