FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Showbiz-i prostitucion dhe larje parash”: Fjolla akuzon divën Adelinë

Në një intervistë për ‘NIN’ në mars të këtij viti, Adelina Ismajli u shpreh e revoltuar ndaj showbiz-it shqiptar, madje shkoi deri aty sa e quajti ‘prostitucion dhe larje parash’.

Ndër të parat artiste që reagoi ndaj kësaj deklarate ishte Fjolla Morina, që nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram iu drejtua Adelinës si ‘e para që ka nisur vallen e prostitucionit’.

E ftuar në Top Show këngëtarja nga Kosova rikonfirmoi atë që tha, ndonëse pa u zgjatur shumë. “Një divë, që është divë, nuk duhet të shprehet në atë mënyrë,” tha ajo, ndërsa mori dhe mbështetjen e Arjan Konomit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Publicisti që po ashtu e kishte ndjekur deklaratën e Ismajlit tha se nuk mund të përgjithësonte diçka, vetëm sepse ishte zhgënjyer nga realiteti i saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?