FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët duan “Hip Hop-in”

Po të kthehemi pas në kohë, kujtomë që “Hip Hop-i” në Shqipëri ka nisur rreth viteve 2000 dhe që prej asaj kohë artistët që i përkasin kësaj rryme muzikore, sa vijnë e shtohet, duke u shndërruar në më të suksesshmit të momentit. Viti 2014-të në fakt konsiderohet se viti që ky zhanër muzikor “lulëzoi” më së shumti në Shqipëri.

Nëse do të shohim klasifikimin e “The Top List” do të kuptojmë qartë që shqiptarët e preferojnë së tepërmi këtë zhaner muzikor. Nga 10 këngët e para që renditen në klasifikimin e “The Top List”, 90% e tyre i përkasin muzikës “hip hop”, duke lënë kështu të nënkuptohet se kjo lloj muzike është më e dëgjuara dhe më e votuara e momentit nga publiku shqiptar.

Por çfarë po ndodh me rrymat e tjera muzikore? Mos ndoshta ato po zhduken pa e kuptuar?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, duket se pëlqyeshmëria ndaj “hip-hop”, ka “detyruar” këngëtaret që të devijojnë paksa nga rryma e tyre muzikore. Së fundmi është artisti i dashur i publikut shqiptar, Alban Skënderaj ai që ka vendosur që në një prej projekteve të tij, të bëjë “rap”. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me reperin e njohur MC Kresha, “Ping Pong”, ku në një pjesë të këngës Albani këndon disa vargje “hip hop”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga një studim i kryer së fundmi, është arritur në përfundimin se muzika që është cilësuar si më e pëlqyera për vitin 2017-të në botë është pikërisht hip-hop dhe R&B, duke lënë pas muzikën “rock”, për herë të parë në histori.

Bazuar në këtë studim, duket se edhe publiku shqiptar po ndjek të njëjtën rrugë si dhe publiku në mbarë botën. /TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?