Si ja doli Alketa Vejsiu? Moderatorja tregon 4 pikat bazë

Ç’filozofi jete ndoqi Alketa Vejsiu për të arritur aty ku është sot?! Përgjigjen moderatorja e dha vetë në një prej pyetjeve të bërë nga fansat në llogarinë e saj të Instagram-it.

1-Kam qenë vajzë shumë e mirë dhe vazhdoj të jem. S’kam xhelozuar kurrë pse dikush ka pasur më shumë se unë, s’kam bërë kurrë keq, një intrigë dhe asnjëherë me qellim s’kam lënduar njerëz.

2-Puna! Kam punuar shumë. Njerëzit edhe mund të thonë që isha me fat, kisha këtë apo atë. Besoj që çdo njeri pavarësisht lehtësirave, fatit dhe njerëzve që takon në jetë, është produkt i punës dhe vizionit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

3-Sistemi i vlerave. S’kam bërë kurrë kompromise që shembin vlerat. Kështu mendoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

4-Ti je shumë e vogël por për këdo që lexon këto rreshta; familja do të jetë për mua ekuilibri dhe prioriteti më i madh. Familja që më lindi dhe ajo që kam krijuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?