Simpsons zhdukin episodin me Michael Jackson

Efektet e “Leaving Neverland” vazhdojnë, dokumentari i diskutueshëm nga Dan Reed, në të cilin dy viktima të supozuara akuzojnë Michael Jackson se i ka ngacmuar ata si fëmijë. Pas BBC, e cila ndaloi  këngët e tij, tani ata që i largohen Mbretit të Popit janë Simpsons. Producentet në fakt kanë vendosur të heqin episodin “Stark Raving Dad” nga qarkullimi, në të cilën Jacko mori pjesë në 1991.

Prodhuesi i “Simpsons”, James L. Brooks, tha për “The Ëall Street Journal” se ai dhe dy krijuesit e tjerë të serisë vendosën të hiqnin episodin me Michael Jackson, pasi e panë “Leaving Neverlandin”. “Djemtë me të cilët punoj, dhe me të cilët kam kaluar vite duke shkruar humor, ishin të gjithë të të njëjtit mendim, ishte qartësisht e vetmja gjë për t’u bërë”, shpjegoi Brooks.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në episodin në fjalë (“Stark Raving Dad”, transmetuar në 1991 në fillim të sezonit të tretë) Homeri takon në një klinikë psikiatrike Leon Kompovsky, një burrë i bindur se ishte mbreti i pop. Ishte Michael Jackson i cili dubloi personazhin, nën pseudonimin John Jay Smith.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?