Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 09:50 Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”? Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ai i Kinës Xi Jinping dhe Rusisë Vladimir Putin do të takohen për herë të parë në një samit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SOT NË 80-VJETORIN E LINDJES / Bujar Kapexhiu, artisti multidimensional që buzëqesh ende dritshëm

Kultura E premte, 22 Mars 2024 17:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Nuk e di se sa kohë kishim pa u parë kur u takuam në ambientet e “Koha Jonë”. Por ai me sensin e tij të humorit më tha: Nuk jemi takuar që kur kishe mjekrën të zezë. Po zbardhemi miku im, pak e nga pak, don Zoti mbesim të bardhë edhe në shpirt, i thash.

Ai sot është plot 80 vjeç, por buzëqeshja e tij është ende e dritshme, plot hir dhe pozitivitet. Pas asaj shprehjet të butë dhe të ngrohtë të portretit, atyre syve që shohim përmallshëm dhe thinjave që i’a numërojnë vitet, qëndron ai, njeriu i mirë, zemra e bardhë dhe shpirti i dlirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në themel të asaj marrëdhënie që Bujar Kapexhiu ka mëkuar përmes një mirësie njerëzore, dhe një profesionalizmi shprehës, qëndron vlera që ai i ka dhënë çdo përfshirjeje, çdo domosdoshmërie për të dëshmuar misionin e tij si artist.

Pavarësisht udhës që ka bërë, përpjekjeve që kanë vënë në sprovë atë, ngulmin për t’ia dalë, me të cilat është ndeshur në betejat titane të jetës, ai sërish ka mbetur ai, ai njeriu i mirë, portreti i dritshëm i një pozitiviteti që reflekton. Dhe, si të gjithë edhe ai nuk e ka patur fare të lehtë, por dukshëm ka ditur të sfidojë, për të mbetur ai që është sot, një artist në vepër dhe në shpirt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse është e udhës të hedhim një sy mbi jetëshkrimin e Bujar Kapexhiut, mund të themi se ai u lind më 22 mars 1944 në Tiranë. Karriera e tij niston si artist i roleve dytësore, të cilat i ngiti në atë nivel sa e bëri pjesë e kujtesës. Kulmon ambicia e tij me angazhimin si regjisor, skenarist dhe shpërthen fuqishëm me punët e tij si karikaturist.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Para 3 orësh
Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja

Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e ri: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mir...

Para 12 orësh
Fest Folk, festivali që ruan traditën dhe promovon talentin e fëmijëve në Elbasan

Fest Folk, festivali që ruan traditën dhe promovon talentin e fëmijëve në Elbasan

Para 19 orësh

Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë, pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Pas një periudhe 2-vjeçare të largimit të tij nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste” në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, ku ishte autor teksti dhe prezantues, u rikthye më 1975 si regjisor dhe piktor në sektorin e sapo ngritur të filmit vizatimor pranë Kinostudios “Shqipëria e re”. Filmi “Zhgarravinat” i vitit 1977, ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë, u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll, Turqi, 1979. Në Napoli më 1984 vlerësohet gjithashtu. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor, mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. “Pipiruku pret 2 miq” u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit 1985 i’u përkushtua zhanrit të kinokomedisë, duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë : “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988, “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989. Në harkun kohor të viteve 1990-1992 ai ishte përgjegjës i sektorit të filmit vizatimor në Kinostudio, ndërsa në vitet 1993-1996 angazhohet si redaktor i “Akademisë së Arteve”. Në periudhën 1997 – 2017 doli në profesion të lirë, drejtues i studios artistike “Art sot vizual”, ku vijon edhe sot. Aktualisht është pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës.

Angazhimi i tij spikat në të gjithë kontekstet, duke mbetur një integritet unik. Nëse sot mbahet në kujtesë për Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, për hapat në zhanrin e kinokomedisë, për angazhimin me filmin vizatimor, dominues mbetet karikatura, kryesisht ajo me tematikë politike. Karikatura e Bujar Kapexhiut ndoshta është një nga armët më të fuqishme, se si arti dhe artisti mund dhe duhet të kenë në përpjekjen e tyre për të denoncuar të keqen dhe për të luftuar që gjërat të ndryshojnë. Konsekuenca e tij politike e reflektuar përmes qëndrimeve dhe karikaturave, nuk është një orientim që ai ka zgjedhur dhe një pikëpamje që ai përcjell, por një personalitet që Kapexhiu mbron. Pwr disa, ndoshta nuk ka zgjedhur tamam anën e duhur që duhet të mbajë, por ai duke shprehur vendosmëri dhe qëndresë në luftën që ai bën për dinjitet dhe të drejtë, tregon se është artisti tek ai, që përcakton mbi rolin që duhet të ketë çdo artist. Mospranimi për t’u bërë vegël e pushtetit, për të qenë zgjatim i asaj që ai ka denoncuar dhe luftuar me penë dhe penel, duhet t’i ketë kushtuar sëmbime shpirtërore dhe para, por ka mbrojtur me dinjitet artistin nga çdo trysni dhe ekspansion. Edhe sot në ditëlindjen e tij të 80-të, ai është sërish ai antikonformisti, ai identiteti dhe integriteti që përfaqësohet dhe promovohet nga vlera. Pavarësisht çmimit që i është dashur të paguaj, ai feston sot ditëlindjen, ende i tillë siç e njohin, me qeshjen e tij të dritshme dhe zemrën e bardhë, më zërin e kushtrues dhe vullnetin e panënshtruar. Dhe të jesh sot një artist që beson te idealet dhe aspiratat e hyjshme të artistit, duhet të jesh ai, Bujar Kapexhiu.

Etiketat e lidhura

albert vatajBujar Kapexhiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”?

Takimi Trump-Putin-Xi a është si një “Jaltë 2”?

Roko Vata rrëfen episodin me lojtarët e Kosovës: “Më thanë ‘A je shqiptar?’ dhe më shanë”
Tani

Roko Vata rrëfen episodin me lojtarët e Kosovës: “Më thanë ‘A je shqiptar?’ dhe më shanë”

Argjentina dhuron spektakël pa Messin, fiton 7-0 ndaj Kosta Rikës (VIDEO)
Para 12 minutash

Argjentina dhuron spektakël pa Messin, fiton 7-0 ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i peshkimit në Vlorë
Para 18 minutash

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i peshkimit në Vlorë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 12 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 11 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 14 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 12 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.