Super arritje: Ylli i YouTube-t hyn në histori (VIDEO)

Në shtator të këtij viti, ylli i Youtube-t Lilly Singh do të drejtojë një emision të përditshëm në orët e vona të mbrëmjes në NBC. Kësisoj, Lilly është e vetmja femër në botë, që do të drejtojë program të tillë në një rrjet gjigant transmetimi. Së fundmi, ajo deklaroi se është biseksuale, çka e bën edhe një ndër të paktat gra të komunitetit LGBTQ+ që drejton një emision argëtues në orët e vona.

“Jam shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me NBC. Shpresoj që prindërit e mi ta konsiderojnë këtë lajm po aq emocionues sa ideja e të pasurit një nip/mbesë”,-u shpreh ajo këtë të enjte te “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Emisioni, i cili do të quhet “A Little Late With Lilly Singh” do të zëvendësojë show-n amerikan “Last Call With Carson Daly”. Pas dy dekadash transmetim, Daly deklaroi në shkurt se duhet të kalojë më shumë kohë me familjen si edhe do të përqëndrohet në prezantimin e “The Voice” dhe “Today”.

Sipas NBC, “A Little Late With Lilly Singh” do të paraqesë intervista me të ftuar dhe skeçe humoristike. Singh u bë e famshme përmes kanalit të saj në YouTube, “IISuperwomanII”, i cili ka më shumë se 14 milionë ndjekës. Ajo realizon më së shumti skeçe që i referohen origjinës së saj indiane. Përveç kësaj, Lilly ka marrë pjesë në filma si “Bad Moms” dhe “Fahrenheit 451” (HBO).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
My Mom's Morning Routine

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?