Supermodelja në pritje të ëmbël: Dua 5 fëmijë!

24-vjeçarja supermodelja Adut Akech është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Samuel Elkhier do të bëhen prindër për herë të parë. Adut tha se është shumë e emocionuar që do të bëhet mama në moshë të re dhe është gati për një fëmijë. ”Kam thënë gjithnjë që doja të bëhesha mama në moshë të re sepse më pëlqen ideja që të rritesh me fëmijët e tu. Jam e emocionuar. Mezi pres. Them, a mundet thjesht të vijë? Mezi po pres dhe jam në gjysmë të rrugës”. Sa i përket planeve të së ardhmes, Adut tha se dëshiron që një ditë të ketë 5 fëmijë. Madje nuk do të thoshte jo as për gjashtë nëse do të dilnin binjakë.

SHKARKO APP