Supermodelja “shpërthen” në lot teksa rrëfen vështirësitë e famës

Gigi Hadid u bë supermodelja më e pëlqyer dhe më e kërkuar në një kohë të shkurtër. Ajo ka zbuluar ndjenjat e saj rreth të qenit e famshme në një intervistë për “Variety”.

Gigi Hadid: Kam pasur periudhat e mira dhe të vështira me famën. Gjithmonë doja sukses për veten time. Doja të mbështesja veten. Doja të kisha një vend ku të kisha liri dhe të kisha fuqi që ti jepja dretjim jetës time. Fama është diçka me të cilën duhet të mësohem çdo ditë. Është një proces shumë i vështirë. Kam mësuar shumë nga vetja për të. Kam mësuar të jem e sinqertë dhe të mbroj veten. Kam mësuar të shkoj në vende dhe të mos shqetësohem se më bëjnë fotografi.

Pas këtij momenti, modelja shpërtheu në lot dhe i kërkoi intervistuesit falje. Kur u pyet përse po qante, ajo tha: “Fama të bën të ndihesh sikur nuk mund të kontrollosh jetën tënde. Sigurisht, njerëzit të gjykojnë. Njerëzit krijojnë tituj ose opinione për dikë duke u bazuar në një moment të vogël ose në një gabim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gigi vjen nga një familje e mirë ku babai është sipërmarrës i pasurive të patundshme, ndërsa nëna, motra dhe vëllai janë modelë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?