Të gjithë po flasin për fustanin e Dua Lipës (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, u mbajt në Londër “BRIT Award 2019”, një nga eventët më të rëndësishme të muzikës dhe sigurisht, Dua Lipa s’mund të mos shkëlqente.

Orë më parë ajo rrëmbeu çmimin “Best Single” për këngën “One Kiss”, bashkë me Calvin Harris. Përpos faktit që 23-vjeçarja është shndërruar padyshim në divë, çfarë konfuzoi njerëzit ishte fustani që mbante veshur gjatë ndarjes së çmimeve.

Dua u shfaq me një fustan blu të shkurtër, me motive yjesh e ndërsa në pjesën mbrapa përfundonte me një fjongo gjigande. Gjëja e parë që na shkoi ndër mend ne, ishte flamuri i Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që pak ditë më parë Kosova festoi Ditën e Pavarësisë dhe pse jo, Dua e cila shprehet gjithnjë me krenari për prejardhjen e saj të jetë veshur jo pa qëllim kështu. Nga ana tjetër, portalet e huaja mendojnë gjithashtu që fustani i Dua-s simbolizonte diçka por jo flamurin kosovar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?