Të huajt mësojnë këngën e tij, Capital T: Muzika nuk njeh gjuhë
Ai është një ndër reperët më të pëlqyer të skenës. Po flasim për Trim Ademin, ose sip e njihni, Capital T. Ai është shumë i pëlqyer për muzikën e tij nga mijëra fansa.
Mesa duket e tij këngët janë të pëlqyeshme edhe jashtë trojeve shqiptare, kjo ngase mësohen lehtë dhe shpejtë. Për ta vërtetuar këtë, reperi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në një tavolinë mes miqsh, të cilët ishin kryesisht të huaj.
Përgjatë videos, ata shihen duke kënduar të gjithë së bashku këngën e re të reperit, “Hookah”. Fakti që ata e mësuan aq lehtë dhe shpejtë, bëri që reperi të reagojë me një mesazh të veçantë për fansat e muzikës.
“Muzika e mirë nuk njeh kufi, treg e as gjuhë; e mësuan përmendësh me herën e parë”, ka shkruar Capital T në Instagram.

KOHA JONË SONDAZH

