Tentativa e Fjolla Morinës për “arrest në spital”

Këngëtarja Fjolla Morina nuk po i reziston dot qëndrimit në qelitë e paraburgimit në komisariatin e Policisë Kukës. Dërgimi i saj në spital mesditën e sotme, sipas portalit “Dosja.al“, ishte një tentativë e saja për të shpëtuar nga qelia.

Këngëtarja ka “shpikur” gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore, vetëm për t’u larguar nga komisariati, kushtet e të cilit nuk janë të denja për të qëndruar një person. Fjolla Morina siç duket ka preferuar të qëndrojë më mirë në spitalin e Kukësit, se sa në qelitë ku e kanë dërguar.

Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër çakmak.

SHKARKO APP